AC Milan ka marrë një vendim të prerë sa i përket të ardhmes së Christopher Nkunku.
Klubi kuqezi dëshiron ta shesë sulmuesin francez sa më shpejt të jetë e mundur, duke vendosur një çmim rreth 30 milionë euro, shumë më e ulët se ajo që kishte investuar vetëm një vit më parë.
Në verën e kaluar, Milani kishte shpenzuar rreth 42 milionë euro për transferimin e Nkunku, por aventura e tij në “San Siro” nuk ka shkuar sipas pritshmërive.
Paraqitjet e tij kanë qenë nën nivelin e kërkuar dhe drejtuesit e klubit tashmë kanë humbur besimin tek ai. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se drejtuesit po kërkojnë aktivisht blerës, me synimin për të shmangur humbje edhe më të mëdha financiare dhe për të liruar hapësira për përforcime të reja në repartin ofensiv.



Të tjera
PSG – Bayern hyn në histori: gjysmëfinalja me më shumë gola në Champions
Maskë me portokalle dhe limon për flokë të yndyrshëm
30 milionë, Nkunku shitet nga Milani me urgjencë