Rizvanolli thotë se në katër vitet e ardhshme do të modernizohet Termocentrali “Kosova B” dhe rehabilitimi i thellë i Termocentralit “Kosova A”

Ligji për liberalizimin e tregut të energjisë u miratua para gati 10 vitesh nga Qeveria Mustafa

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ndaj kundërshtimeve të fundit për zbatimin e ligjit që parasheh liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, duke kujtuar se ky ligj ishte miratuar që para gati një dekade, përcjell KosovaPost.

Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli ka publikuar vendimin për aprovimin e projektligjit në fjalë, që sipas saj, ishte marrë nga Qeveria Mustafa.

“Ligji që parasheh liberalizimin e tregut, zbatimi i të cilit po kundërshtohet sot, është miratuar nga Qeveria Mustafa para gati 10 vitesh”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke nisur nga 1 qershori, të gjitha kompanitë që kanë mbi 50 punëtorë ose qarkullim mbi 10 milionë euro do të kalojnë në tregun e hapur të energjisë.