Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki.
Maqedonci shkruan në rrjetin social se gjatë takimit u zhvillua një diskutim përmbajtësor mbi avancimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, me theks të veçantë në mbështetjen e projekteve konkrete dhe zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë.
Në këtë frymë, ai thotë se kanë nënvizuar rëndësinë e intensifikimit të shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë, si një instrument kyç për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
“Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka ofruar Republikës së Kosovës ndër vite, duke rikonfirmuar përkushtimin tonë të përbashkët për thellimin e një partneriteti të qëndrueshëm, të bazuar në besim të ndërsjellë, respekt dhe vlera të përbashkëta”, shkruan Maqedonci.



Të tjera
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Takimi për zgjedhjet e reja, PDK, LDK dhe AAK i përgjigjen ftesës së Haxhiut
Mjafton të përdoret vetëm një herë marihuana, për t’ia shkaktuar këtë gjë trurit tuaj