Llapi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke mposhtur bindshëm Prishtinën e Re me rezultatin 4-0.
Skuadra nga Podujeva e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke kaluar në epërsi që në pjesën e parë me golin e Arbnor Ramadani. Dominimi i vendasve u thellua edhe më shumë në pjesën e dytë, sidomos pasi mysafirët mbetën me një lojtar më pak pas përjashtimit të Endrit Morina.
Duke shfrytëzuar epërsinë numerike në fushë, Llapi realizoi edhe dy herë të tjera, fillimisht me Arianit Hasani Edon Sadriu,dhe në fubd edhe Firin Ademi duke vulosur një fitore të pastër 4-0.
Ky sukses rrit ndjeshëm shpresat e Llapit për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit kosovar. Në anën tjetër, humbja duket fatale për Prishtinën e Re, e cila tashmë është shumë pranë rënies nga liga.
Në fundjavë, Llapi do të ketë një përballje të vështirë në udhëtim ndaj Ballkanit, ndërsa Prishtina e Re do të presë lideren FC Drita.



Të tjera
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Takimi për zgjedhjet e reja, PDK, LDK dhe AAK i përgjigjen ftesës së Haxhiut
Mjafton të përdoret vetëm një herë marihuana, për t’ia shkaktuar këtë gjë trurit tuaj