Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në zbatim të masës “Detyrim paraqitje” që i është caktuar në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.
Pas daljes nga SPAK, Berisha ka bërë publike deklaratën që, sipas tij, i ka lënë kreut të këtij institucioni, Altin Dumani. Në fjalën e tij për mediat, ai theksoi se qëndrimi i Dumanit ndaj çështjes së krimit elektoral është thellësisht i dënueshëm dhe antikushtetues.
“Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama. Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit”, deklaroi Berisha.



Të tjera
Kryeministri izraelit kërcënon Iranin me “përgjigje shumë të ashpër” në rast sulmi
Nesër bllokohet rruga në fshatin Kurshumli, QKMK me thirrje për evitim
6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin