Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një vizitë shtetërore në Zvicër, ku u prit me nderime të larta nga Presidentja zvicerane, Karin Keller-Sutter, si dhe nga anëtarët e Këshillit Federal. Ajo thekson se kjo është vizita e parë shtetërore e një Presidenti të Kosovës në Zvicër, një nga shtetet më aleate dhe mbështetëse të vazhdueshme të popullit kosovar, përcjell KosovaPost.
Në takimin bilateral mes dy presidenteve, u diskutua për thellimin e partneritetit politik, ekonomik dhe bashkëpunimin në fusha të tjera me interes të përbashkët. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë strategjike të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar se dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta si: liria, demokracia dhe solidariteti.
Një pjesë e veçantë e diskutimit iu kushtua mërgatës shqiptare në Zvicër, të cilën Osmani e cilësoi si “motor të zhvillimit” të shoqërisë zvicerane dhe një urë të rëndësishme që lidh të dy popujt.
“Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës në përpjekjet tona për forcimin e pozitës ndërkombëtare,” ka deklaruar Osmani.



Të tjera
Majdanozi, vlerat e rralla për veshka të shëndetshme
Në Gjakovë e kemi bazën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe do ta ndërtojmë edhe fabrikën e municioneve, të parën në Kosovën tonë të lirë e të pavarur
Lu*ftoi Gadafin e riorganizoi ushtrinë, kush është gjenerali libian i vra@ë në Ankara