Në përvjetorin e masakrës në Nabërgjan të Pejës, sot janë kujtuar 31 civilët e pafajshëm të vrarë gjatë vitit 1999.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se viktimat – burra, gra dhe fëmijë, nga mosha 13 deri në 95 vjeç – ishin të pambrojtur dhe të paarmatosur, dhe u vranë “vetëm pse ishin shqiptarë dhe donin të jetonin të lirë në tokën e tyre.
“Në përvjetorin e masakrës në Nabërgjan të Pejës, sot kujtojmë 31 civilët e pafajshëm të vrarë gjatë vitit 1999. Burra, gra e fëmijë, nga mosha 13 deri në 95 vjeç, të pambrojtur e të paarmatosur, u vranë vetëm pse ishin shqiptarë dhe donin të jetonin të lirë në tokën e tyre. Ky krim u krye nga makineria shtetërore ushtarake e policore, e ideuar dhe e planifikuar në Beograd nga regjimi i Millosheviqit, me synim shfarosjen e popullit shqiptar. Por plani i tyre gjenocidal dështoi. Populli ynë mbijetoi. Ne jemi këtu, të lirë e fitimtar”, ka shkruar Kurti në facebook.
Sipas tij, bashkë me aleatët perëndimorë, Kosova e fitoi luftën dhe u çlirua.



Të tjera
Pas ekzekutimit të të dënuarit me vdekje, reagim i ashpër nga vajza nga Kosova: ‘A është kjo drejtësi?’”
Eksperti ndërkombëtar: Kosova po përballet me fushata të dezinformimit që vijnë nga jashtë
“Deklaratë historike nga Fischer: ndërhyrja në Kosovë ishte e domosdoshme, por e kuptuar me vonesë”