Bashkimi Europian do të mbajë sot konferencën e pestë ndërqeveritare me Shqipërinë.
Bëhet fjalë për hapjen e bisedimeve për grupkapitullin e tretë i cili lidhet me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse.
Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për hapjen e grupkapitullit të tretë që lidhet me “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse”.
Ky grupim përfshin tetë fusha ose kapituj që lidhen me transformimin digjital dhe median, politikën ekonomike dhe monetare, shkenca dhe kërkimi, arsimi dhe kultura.
Në tetë muaj janë hapur negociatat për 27 fusha. Konferenca e katërt ndërqeveritare u mbajt më 14 Prill në Luksemburgu, ku u hap grupkapitulli për tregun e brendshëm, shkruan euronews.al.Shqipëria synon që brenda këtij viti të hapen edhe grup-kapitujt e mbetur, ndërsa brenda vitit 2027-të përfundojmë negociatat duke pasur 2030-tën si vitin e anëtarësimit të plotë në familjen evropiane./Euronews.al



Të tjera
Majdanozi, vlerat e rralla për veshka të shëndetshme
Në Gjakovë e kemi bazën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe do ta ndërtojmë edhe fabrikën e municioneve, të parën në Kosovën tonë të lirë e të pavarur
Lu*ftoi Gadafin e riorganizoi ushtrinë, kush është gjenerali libian i vra@ë në Ankara