Një familjare e dizenjatorit të ndjerë, Festim Isufi, ka mohuar kategorikisht që ai të ketë kryer vetëvrasje.
Ajo tha se familja nuk ka pranuar ende raportin zyrtar të autopsisë, ndërsa theksoi se të gjitha informacionet që kanë marrë deri tani, i kanë mësuar përmes mediave.
“Absolutisht jo, nuk i ka dhënë fund jetës së tij. Festimi që e njohim ne, kjo është krejt e dyshimtë. Me 7 plagë është e pamundur të kryhet vetëvrasje, përmes mediave e kemi kuptuar sepse ne s’kemi pranuar ende asnjë raport,” – tha ajo në Kosova Today.
Familjarja reagoi edhe ndaj mënyrës se si është trajtuar rasti publikisht.
Gazeta Insajderi ka mësuar detaje ekskluzive nga ngjarja tragjike e 9 majit, ku u gjet i vdekur dizenjatori i njohur Festim Isufi, në banesën e tij në Rrugën B, në Prishtinë. Përveç tij, e lënduar nga ngjarja ka mbetur edhe bashkëshortja e tij, Rina Maloku-Isufi.
Sipas burimeve të sigurta të Insajderit, autoritetet kanë gjetur dy thika në vendin e ngjarjes. Njëra thikë është parë në duart e bashkëshortes së viktimës, Rina Maloku-Isufi, ndërsa thika tjetër është gjetur pranë këmbës së majtë të viktimës.
Po ashtu, sipas të njëjtave burime, Rina Maloku-Isufi është parë me një thikë në dorë edhe në momentin kur ka kërkuar ndihmë në një ordinancë afër banesës së tyre.
Të tjera
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Industria turke e mbrojtjes “po shkruan histori”
“Ma mirë kërkoj falje Lumirit se do me hangër krytë…”, – Haxhi Avdyli publikon kër*cënimi që thotë se i erdhi nga një përkrahës i Abdixhikut