Seancat kuvendore vazhdojnë, me kohëzgjatje 5 (pesë) minutëshe! Për të 20-tën herë është kundërshtuar kandidatura e deputetes Albulenë Haxhiut. Kryesuesi Avni Dehari, mbyllë seancën, duke caktuar datën e seancës tjetër, pas 48 orësh. Refuzimi i kandidaturës të zonjës Haxhiu, nuk ka asgjë parimore. Ajo është deputetja femër më e votuar, kaluar 150 mijë vota! Ardhja e saj në pozitën e ministres të Drejtësisë, nuk është rastësore. Juriste e diplomuar, luftëtare e dëshmuar për çështjen e Kosovës, madje me familje që nga Gjyshi si dhe familja e bashkëshortit. Kundërshtare aktive e marrëveshjeve të pista, deri në tradhti, të Hashim Thaçit, me dostat e tij. Vërtet, opozitarizmi i saj, me aktivistët e LVV, ka qenë ekstrem i vrazhdët, por krejt i pranueshëm, në raport me politikën qorre, të PDK-së me aleatët e saj.
Lëshimi, kompromisi që i kërkohet LVV, për ta ndërruar kandidaten Haxhiu, me ndonjë tjetër, është sa e papranueshme, aq edhe provokative. Sepse:
a) Ligji zgjedhor e përcakton se propozimi dhe posti i kryetarit të Kuvendit, i takon partisë fituese, në rastin konkret, LVV;
b) Kushtetuta e ka të ligjësuar votimin e fshehtë. Dhe, në zbatimin e kësaj norme ligjore, me të drejtë, ngulmon Lëvizja Vetëvendosje. Hezitimi është frikë e opozitës dëshpëruese, sepse nuk arrijnë t`i kontrollojnë deputetët e tyre, siç bëjnë me votimin aklamativ, fiktiv, të rrejshëm! Pikërisht, ky fakt domethënës flet mjaftueshëm, se bllokuese të zgjedhjes të kryetarit të Kuvendit dhe të formimit të institucioneve tjera kuvendore është opozita PAN-iste, fort e dyshuar, si palë me Serbinë.
Nëse i besojmë slloganit se votimi i fshehtë është shenjtëria e demokracisë, atëherë fitorja e përsëritur e LVV, dëshmon kredibilitetin, besueshmërinë e fituar nga shumica e popullit të Kosovës. Premtimin e madh për ndryshim e bëri realitet në zgjedhjet e 14 shkurtit 2025. Zotimin sa të bujshëm, aq edhe tmerrues të Kurtit me LVV e tij: “Kriminelët dhe hajnat në burg”, pjesërisht, e realizoi, duke i shporrur nga pushteti “komandantët” kriminelë dhe hajna zyrtarë. Por, në burg nuk arriti t`i dërgojë. Pak syresh i mori Gjykata e Hagës. Por, shumësia numerike vazhdojnë ta gëzojnë lirinë e përgjakur, duke bërë jetë përrallore, nga zhvatja e pasurive të brezave shqiptarë. Sepse Sistemi i Drejtësisë i rrënuar nga PAN-i, prokuroria dhe gjykatat të kapura po nga PAN-i, kanë pamundësuar realizimin e premtimit të Kurtit, dhe të partisë së tij, LVV. Vërtet, duket absurde refuzimi i prerë i ndërrimit të kandidaturës për kryetare të Kuvendit, Albulenë Haxhiut. Por, në fakt, më shumë se një teke inatçore, është parimi, i cili justifikon bllokadën dhe mohon kompromisin, për këtë çështje. Nëse ajo i tha kriminel, ballas, një kryeparlamentari, njëherësh, kryetar i Organizatës ilegale kriminale SHIK, ajo as nuk fyu dhe as nuk shpifi, duke e rithënë vetëm një të vërtetë eprore.
LVV, përveç ndryshimit të pushtetit, bëri ndryshimin tjetër të madh, shtrirjen e sovranitetit shtetëror në veriun e Kosovës. Ndërkohë që Hashimi, praktikisht, veriun ia kishte dorëzuar Serbisë dhe lobonte, madje me pagesë, për ta bërë dorëzimin edhe juridikisht: “Veriun edhe ashtu nuk kemi qasje, e kemi humbur”, – thoshte Hashimi. Ai ishte peng i dosjeve penalizuese dhe Serbia e shantazhonte. Shërbimi sekret francez, përmes agjentit francez Arnaud Danjear, sipas Pierre Siramy, drejtor i DGSE, e rekrutoi Hashimin në Zvicër, duke e bërë atë agjent edhe të Serbisë.
Kryeministri Edvin Rama, mik për zemër i Vuçiqit, e ligjësoi “pazarin” e Hashimit: “Veriu i Kosovës nuk është tokë e askujt!” Ndërsa Kurti i qortoi të gjithë, me reagimin e prerë: “Nuk kam tokë për të falur”.
Ndërkohë, opozita krijoi koalicionin pas zgjedhor -PLAS-, pra, PDK-LDK-AAK dhe Lista Serbe, krejt të jashtëligjshëm dhe antikushtetues. Pse e heshtin këtë krijesë monstruoze krerët e koalicionit të ligjshëm LVV-GUXO-ALTERNATIVA?! Kur dihet se këtë veprim opozita, me koalicionin në fjalë, ka bërë shkelje kushtetutare?! LVV duhet ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, për shqyrtim, me pretendimin se koalicionet pas zgjedhore janë jo ligjore, rrjedhimisht, shkelje kushtetutare!
Të tjera
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Industria turke e mbrojtjes “po shkruan histori”
“Ma mirë kërkoj falje Lumirit se do me hangër krytë…”, – Haxhi Avdyli publikon kër*cënimi që thotë se i erdhi nga një përkrahës i Abdixhikut