Me ftesë të Kongresit Amerikan, Presidentja Osmani ka udhëtuar për të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që sivjet mbahet në qytetin Dayton në SHBA.
Ky sesion sivjet shënon edhe 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes së Daytonit për Bosnjën dhe Hercegovinën, prandaj edhe e tërë ngjarja do t’i dedikohet përpjekjeve për paqe e siguri në Ballkanin perëndimor. Në këtë ngjarje të rëndësishme marrin pjesë edhe Presidentë të vendeve të tjera nga rajoni, si dhe përfaqësues të lartë të NATO-s, BE-së e SHBA-ve.
Në agjendë të Presidentes Osmani janë një sërë aktivitetesh, përfshirë fjalime në darkën kryesore si dhe në panele, e poashtu takime me delegacionet pjesëmarrëse./Kosova Post/



Të tjera
Pas ekzekutimit të të dënuarit me vdekje, reagim i ashpër nga vajza nga Kosova: ‘A është kjo drejtësi?’”
Eksperti ndërkombëtar: Kosova po përballet me fushata të dezinformimit që vijnë nga jashtë
“Deklaratë historike nga Fischer: ndërhyrja në Kosovë ishte e domosdoshme, por e kuptuar me vonesë”