Ish-kryediplomati gjerman, Joschka Fischer, në një intervistë për “Der Spiegel” ka folur edhe për luftën në Kosovë.
Ai ka mbrojtur vendimin e tij për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë, duke e cilësuar si një domosdoshmëri për të parandaluar një gjenocid të ri. Diplomati gjerman ka deklaraur se fajëson veten që i është dashur ta kuptojë natyrën e vërtetë të konfliktit.
Fischer ka thënë se në rast se Sllobodan Millosheviq do ta kishte çuar deri në fund agjendën e tij, atëherë e ardhmja e BE-së dhe zgjerimi i në Ballkanin Perëndimor do të ishin tema të harruara.
“Në vitin 1995, ne ishim dëshmitarë të masakrës së Srebrenicës në Bosnjë. Më vonë u njoh si gjenocid. Nëse mund ta fajësoj veten për diçka në rastin e Kosovës, është vetëm se më duhej kaq shumë kohë për të kuptuar natyrën e vërtetë të këtij konflikti. Domethënë, kthimin e një nacionalizmi jashtëzakonisht të rrezikshëm, të gatshëm për vrasje masive dhe terror. Nëse presidenti i atëhershëm serb Millosheviç do ta kishte çuar përpara axhendën e tij, atëherë e ardhmja e BE-së dhe zgjerimi në Ballkan mund të ishin harruar.”, ka deklaruar ish-kryediplomati gjerman.



Të tjera
Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit
ShBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
Lidhja në distancë – çifti korean bashkohen përmes artit