“Mesazh nga Ramush Haradinaj: Falënderime për strukturat dhe votuesit e AAK-së”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosova, Ramush Haradinaj, ka falënderuar përkrahësit e partisë së tij, për përkrahjen e tyre në këto 26 vite.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haeadinaj ka shkruar se do të vazhdojnë fuqishëm në maj, kur pritet të mbahen zgjedhjet e brendshme të partisë, dhe në qershor, kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“26 vite bashkë! Faleminderit secilit që udhëtoi me ne ndër vite. Faleminderit që i qëndruat besnik vizionit tonë për kombin dhe shtetin. Faleminderit atyre me të cilët ndamë gëzime, me të cilët u përballëm me sfida, por kurrë nuk u dorëzuam. Vazhdojmë fuqishëm në maj e qershor, në 2026 e deri në 2050. Jemi më të mirët. Me ju, për shtetin. Me Kosovën, me Aleancën, përjetësisht!”, ka shkruar Haradinaj.