Që në orët e para të mëngjesit, hyrja e tunelit të Llogarasë është përfshirë nga trafik i rënduar, me qindra automjete që presin në radhë për të kaluar drejt jugut të vendit. Hapja e tunelit ka sjellë fluks të lartë lëvizjeje, duke shkaktuar vonesa në qarkullim.
Tuneli i Llogarasë u hap sot zyrtarisht për të gjitha kategoritë e automjeteve, përjashtuar ato të tonazhit të rëndë. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi se qarkullimi në tunel do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator, në mbështetje të sezonit turistik.
Me një gjatësi prej 6 kilometrash, tuneli shmang kalimin nga Qafa e Llogarasë dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm udhëtimin drejt jugut të Shqipërisë, shkruan A2 CNN.Shpejtësia e lejuar në tunel varion nga 50 deri në 80 km/h, ndërsa gjatë verës pritet të kalojnë deri në 10 mijë automjete në ditë.



Të tjera
Pas ekzekutimit të të dënuarit me vdekje, reagim i ashpër nga vajza nga Kosova: ‘A është kjo drejtësi?’”
Eksperti ndërkombëtar: Kosova po përballet me fushata të dezinformimit që vijnë nga jashtë
“Deklaratë historike nga Fischer: ndërhyrja në Kosovë ishte e domosdoshme, por e kuptuar me vonesë”