Ish-kryenegociatoja e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar pas konfirmimit të heqjes graduale të masave të BE-së ndaj Kosovës.
Tahiri e ka pyetur BE-në se a ka filluar t’i vejë sanksione Serbisë për shkuarjen e Vuçiqit në Moskë në kundërshtim me politikat e jashtme të BE-së.
Sipas saj, derisa vepron me dy standarde, BE nuk mund të pritet as përfundimin e dialogut të Brukselit dhe as një paqe dhe siguri stabile n.Ballkan.
“BE ka nisur t’ia heq sanksionet gradualisht Kosovës – por a ka filluar t’i vejë sanksione Serbisë për shkuarjen e Vuçiqit në Moskë në kundërshtim me politikat e jashtme të BE-së. Derisa vepron me dy standarde BE, nuk mund të presim as përfundimin e Dialogut të Brukselit dhe as një paqe dhe siguri stabile në Ballkan”, ka shkruar Tahiri në Facebook.



Të tjera
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Modric flet për rikthimin e Mourinhos te Real Madridi: Nuk duhet të më telefonojë
Vuçiq thotë se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars