Një incident është raportuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Abri e Poshtme të komunës së Skenderajt, ku një zjarr i madh ka përfshirë disa objekte dhe mjete.
Sipas raportimeve të ankuesit, nga zjarri janë përfshirë stalla, shtëpia, një garazhë, një veturë, një traktor, disa pajisje pune si dhe disa lopë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Policia njofton se njësitë e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.



Të tjera
Dënimi i rrallë i UEFA-s që s’ka ndodhur që nga 2019-a, mund të shkojë në favor të Realit
Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Fikrim Damkës për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Kurti u dërgon ftesa opozitës, vjen reagimi nga AAK-ja