Albin Kurti si Henri Kisinxheri, mbron interesin nacional dhe shtetëror të Kosovës

Serbia dëshmon se nuk dëshiron fqinjësi të mirë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndalimit të ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gramoz Agusholli, nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdarë, përcjell KosovaPost.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka dënuar ashpër veprimin e autoriteteve serbe, duke e cilësuar atë si dëshmi të qartë se Serbia nuk është e interesuar për marrëdhënie normale me Kosovën.

“Serbia nuk lëshon rast për ta dëshmuar se nuk do e as synon marrëdhënie normale e fqinjësore. Ndalimi i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gramos Agushollit, nga autoritetet e shtetit serb në pikën kufitare në Merdarë për orë të tëra është prova e radhës”, ka shkruar Kurti.

“Përgëzoj institucionet tona dhe shtetet partnere për reagimin e shpejtë dhe të suksesshëm. Gramosit i dëshiroj qëndrim të mbarë në Lubjanë”, ka shtuar Kurti.