Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka qenë i ftuar si folës nderi në seancën plenare Asamblenë Parlamentare të NATO-s, “Dayton Challenges for EU Integration”.
Në një postim në Facebook, Begaj ka shkruar se ka vlerësuar rolin e Aleancës Veri-Atlantike për sigurinë dhe stabilitetin në botën demokratike, po ashtu ka theksuar përkushtimin e Shqipërisë ndaj mbrojtjes kolektive me rritjen e investimeve në mbrojtje.
“Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë të gjitha detyrimet dhe të kontribuojë në mënyrë konstruktive në përpjekjet kolektive të Aleancës në investimet në mbrojtje, mbështetjen për Ukrainën, përshtatjen strategjike dhe stabilitetin rajonal”, ka thënë Begaj.
Begaj tutje ka thënë se ka apeluar për më shumë angazhim në ruajtjen e paqes, nga ku, sipas tij, nis gjithçka tjetër që duam për të ndërtuar dinjitet, drejtësi, mundësi.



Të tjera
Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave, rritje 8% e udhëtarëve ajrorë
Krahasimi i veprimeve shtetërore të Kosovës me regjimin e Millosheviqit është i papranueshëm
Gaza mbart “mesazh qëndrueshmërie dhe shprese” pavarësisht shkatërrimit