Në Pejë sot po bëhet grumbullimi i haxhilerëve që do të nisen për në haxh.
Drejtori i financave nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Pejë, Muhabet Mavraj, deklaroi për Klan Kosova se sivjet nga vendi ynë janë 1 mijë e 576 haxhilerë ndërsa sonte pritet që të jetë edhe grupi i fundit që do të udhëtojnë për në vendet e shenjta së bashku me haxhilerë të Deçanit dhe të disa komunave të tjera, që do ta përmbyllin ciklin e udhëtimeve për në vende të shenjta Meke dhe Medine.
“Nisjet kanë filluar me 24-25-26 dhe në ditën e sotme, ndërsa kthimi i tyre pritet të jetë pas 21-22 ditësh”, sqaroi mes tjerash Mavraj.



Të tjera
“Furia” e tifozëve të Kosovës po i tremb vendasit, frikë se stadiumi do të pushtohet nga shqiptarët
Sorensen nesër vjen në Kosovë, do të pritet në takim nga Kurti
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët alternative