Deputeti Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, i cili është djali i Jakup Krasniqit, ka thënë se ai nuk do ta votojë kandidaten e VV-së për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiun, as me votim të hapur, as me votim të mbyllur.
Krasniqi tha se vota e tij do të mbetet kundër, ndaj çdo kandidati apo kandidateje që sipas tij, është figurë përçarëse.
“Vendimet dhe qëndrimet e mia do të jenë gjithmonë të hapura, ashtu siç kanë qenë gjithmonë të hapura dhe jo të fshehta qëndrimet e babait tim”.
“Partia e parë, e cila sot kërkon konsensus, është po ajo që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit. Ndërroni kandidaten dhe propozoni një figurë që është e pranueshme për të gjithë, në mënyrë që të ecim përpara me krijimin e institucioneve”, shkroi Krasniqi.
Këtë të marte ka dështuar për herë të 22-të që Kuvendi i Kosovës ka dështuar që ta zgjedh kryetarin dhe nënkryetarët.



Të tjera
Kujdesi ndaj alergjive në stinën e pranverës
Sorensen sot pritet nga Kurti, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt
Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të