Annalena Baerbock, ish-ministrja e Jashtme e Gjermanisë, është zgjedhur presidente e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Urimet më të përzemërta për Sh.S.Znj. Annalena Baerbock për zgjedhjen e saj si Presidentja e 80-të e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, shkroi delegacioni i Bashkimit Europian në OKB, duke ndarë një video nga momenti.
“BE-ja e mbështet plotësisht vizionin e saj gjithëpërfshirës dhe përkushtimin e palëkundur ndaj multilateralizmit, të udhëhequr nga parimet e Kartës së OKB-së”, thuhet në postimin në X.



Të tjera
🔴 Mashtrimet bankare në rritje, policia apelon për kujdes maksimal
5 ushqimet që përmirësojnë sistemin imunitar
Reagon shkurt Hoti pasi konfirmohet bashkëpunimi me Osmanin, për çka ka qenë kundër