Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Osmani ka thënë se bashkë kanë, diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit midis dy shteteve, transmeton KosovaPost.
“Kënaqësi ta mirëpres sot kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Bashkë, diskutuam rëndësinë e bashkëpunimit midis dy shteteve tona simotra”, ka shkruar Osmani në Facebook.



Të tjera
Paralajmërimi i Kryeziut: Ndërsa ne grindemi, Serbia përgatitet për luftë
DASH reagon: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës
Specialja nuk e pranon raportin e organizatës britanike