Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin nga Polonia, i cili merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë.
Delegacioni përbëhet nga Presidentja e Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare (CSM), Dr. Malgorzata Bonikoëska, zëvendëspresidentja e Fondacionit Res Publica, Magda Jakuboëska, novelistja Malgorzata Zofia (Margo) Rejmer, analistja Marta Szpala dhe politologu Leszek Jażdżeëski.
“Përgjatë bashkëbisedimit me delegacionin, kryeministri vlerësoi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Polonisë, gjersa po thellojmë bashkëpunimin tonë bilateral dhe lidhjet kulturore”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Sipas njoftimit, Kurti shprehu aspiratën dhe objektivat e Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara, ku krahas shteteve partnere si Polonia, mund të kontribuojmë në arenën ndërkombëtare.
Kurti i falënderoi pjesëmarrësit për bashkëbisedimin dhe iu uroi qëndrim të mbarë e të frytshëm në Kosovë
Të tjera
Kosova qëndronte më mirë se Shri Lanka
Vazhdimi i paraburgimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së bie ndesh me standardet ndërkombëtare
SHBA-ja vendos veto ndaj projekt-rezolutës së KS-OKB-së që kërkon armëpushim dhe qasje të plotë në ndihmë për Ga*zën