Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, ka pritur në takim homologun e saj nga Tanzania, Ministrin e Punëve të Jashtme në detyrë, Mahmoud Thabit Kombo, i cili po qëndron për herë të parë në vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, transmeton KosovaPost.
Gjatë takimit, u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Tanzanisë, duke vënë theksin në ndërtimin e partneriteteve që nxisin bashkëpunimin mes institucioneve, komunitetit të biznesit dhe qytetarëve të vendeve tona.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar me vendet me të cilat ndajmë përkushtimin për zhvillim të qëndrueshëm, paqe dhe stabilitet, si dhe rrugë të reja për bashkëpunim ekonomik dhe shkëmbime të frytshme”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Të tjera
Punime të domosdoshme, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë