Në 25-vjetorin e çlirimit të Skenderajt, është përuruar skulptura e Leotrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, tha se krahas shtatores së kryekomandantit legjendar, Adem Jashari, sheshi i këtij qyteti do ta mbajë edhe shtatoren e Leotrimit shtatëvjeçar që përfaqëson çdo viktimë të vrarë në luftën e Kosovës.
“Në këtë datë në shënojmë dy momente të rëndësishme: ditën e çlirimit të Skenderajt dhe ditën e përkujtimit të dëshmorëve dhe martirëve të komunës sonë. Pa mbështetjen e shteteve mike, Kosovës vështirë do t’i vinte liria që ka pritur me shekuj. Kjo pjesë e sheshit të qytetit tonë nga sot do të personifikohet nga dy figura që u bënë të njohura me historinë e tyre. Nga Adem Jashari që personifikon trimërinë dhe guximin e trimave të UÇK-së duke dhënë jetën në shërbim të lirisë së popullit shqiptare për liri dhe nga Leotrim Ahmeti që përfaqëson çdo viktimë të vrarë në luftën e Kosovës. Pyetja e vetme që shtrohet më adresën e është se çfarë faji pati Leotrimi. Ai si 7 vjeçar në qendër të Skenderajt do të na ligjëroj mbi konventën e OKB-së për të drejtat e fëmijëve”, ka thënë ai.
Profesor Nusret Pllana, fjalimin e tij e filloi duke i përshëndetur të pranishmit me fjalinë e tij të njohur “Ju flet Kosova e lirë.
Ai pati kritika për zyrtarët qeveritar pasi nuk kanë ngritur një obelisk për të përkujtuar të gjithë fëmijët e vrarë gjatë luftës.
“Drenica djep dhe buka e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, andaj jo rastësisht krimet e para kundër popullit shqiptarë janë bërë në Qirez, Likoshan, dhe Prekaz. Qëndresa ishte buka dhe uji i çdo qytetari i kësaj treve heroike. Askujt tjetër nuk i ka hije 25-vjetori i çlirimit se sa Drenicës”, ka thënë ai
Në emër të familjes Ahmeti, foli Milaimi, i cili kërkoi që të ndërtohet një obelisk që përkujton të gjithë fëmijët e vrarë. Ai nuk la pa përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
“Dhembjes së Leotrimit sot i shtohet edhe më shumë mungesa e çlirimtarëve, e bashkëluftëtareve të Malushit (babait të tij) që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Sa e sa Leotrima të tjera anë e mbanë Kosovës ranë që ne sot të gëzojmë e festojmë me dhimbje e krenari. Sot Leotrimi po kthehet në qytetin e tij të lindjes si një shembull i ndërgjegjes botërore të dhimbjes shekullore të shqiptarëve”, u shpreh ai.







Të tjera
Nuk ka asnjë arsye për të marrë pjesë në takimin konsultativ të Presidentes
UEFA sanksionon Real Madridin me mbyllje të pjesshme të stadiumit Bernabeu
Limoni përmirëson shëndetin e zemrës