Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nisur nga Osaka drejt Tokios me tren për takime të rëndësishme.
Përmes një postimi në Facebook ku ndau një video brenda trenit, ajo tha se në Tokio do të takohet me perandorin e Japonisë, kryeministrin e këtij shteti, biznese dhe organizata të tjera.
“Rrugës në tren për në Tokio nga Osaka ku Republika e Kosovës kishte një ditë të suksesshme të prezantimit të saj EXPO 2025. Tani në Tokio kemi agjendë të ngjeshur me takime bitalerale me perandorin e Japonisë, poashtu kryeministrin e Japonisë, me biznese dhe organizata të tjera. Kemi raporte të fuqishme të cilat shpresojmë që do të thellohen edhe më tej”, tha Osmani, njofton Klankosova.tv.



Të tjera
Njerëzit e palumtur postojnë më shumë në Facebook
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë rojën – arrestohet në Graçanicë
Kjo lagje e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë