Mbi 3.5 miliardë euro të hyrat e qeverisë gjatë vitit 2025, fokusi te skemat sociale dhe pagat

Mbi 3.5 miliardë euro të hyrat e qeverisë gjatë vitit 2025, fokusi te skemat sociale dhe pagat

Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, të hyrat totale të qeverisë për vitin 2025 kanë arritur në 3 miliardë e 508.1 milionë euro.

Peshën kryesore në strukturën e të hyrave e zënë tatimet në produkte, të cilat përbëjnë 71% të totalit.

Tatimet rrjedhëse në të ardhura kontribuojnë me 15%, ndërsa 4% lidhen me aktivet dhe detyrimet financiare. Pjesa tjetër shpërndahet në kategori të ndryshme të të hyrave.

Nga ana tjetër, shpenzimet e përgjithshme të qeverisë për vitin 2025 kanë arritur në 3 miliardë e 485.6 milionë euro. Struktura e shpenzimeve dominohet nga kontributet sociale dhe përfitimet me 27%, të ndjekura nga kompensimi i punëtorëve me 26%.

Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit është dedikuar edhe për formimin e kapitalit bruto dhe konsumin e ndërmjetëm, që secila përbën nga 14% të totalit të shpenzimeve.