Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar për një rast tragjik që ka ndodhur sot jashtë vendit. Një grua bashkë me të birin e saj vdiqën.
“Elzina dhe Elon u prefshi në paqe! Na e keni vrarë zemren sot! Lagjës sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd Elonit! Lamtumirë jetimja e buzëqeshur e lagjes sonë!”, shkruan në njoftimin e Ramosajt.
Ai ka dhënë detaje rreth ngjarjes së rëndë. “Ngjarja ka ndodhur në një vend jashtë Kosovës. Detajet nuk i di. I biri ka rënë në pishinë dhe nëna duke tentuar ta shpetojë, kanë vdekur të dytë”, deklaroi ai për Klankosova.
“Jemi të shokuar. Kemi qenë në një lagje, jemi rritur bashkë rrugëve të lagjes. Jam i shokuar dhe pa fjalë. Dhimbje shumë e madhe”, deklaroi ai.
“Tani jemi duke shkuar tek familja e saj”, përfundoi deklarimi i të parit të Deçanit.



Të tjera
Bayern – PSG, caktohen referët e përballjes së dytë spektakolare
Përfitimet nga gjethja e dafinës
Mbi 3.5 miliardë euro të hyrat e qeverisë gjatë vitit 2025, fokusi te skemat sociale dhe pagat