Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit ka thënë se përgjigja e tij ndaj sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore iraniane do të “shkaktojë keqardhje të thellë”.
“Akti i sotëm i agresionit nga regjimi terrorist amerikan i ka dhënë Republikës Islamike të Iranit të drejtën legjitime për të vepruar në vetëmbrojtje, duke përfshirë edhe përmes opsioneve që shkojnë përtej llogaritjeve iluzive të koalicionit agresor”, thuhet në një deklaratë të IRGC-së e botuar në agjencinë shtetërore të lajmeve Tasnim të Iranit, raporton CNN.
IRGC-ja ka trajnuar, armatosur dhe financuar rrjetin e përfaqësuesve iranianë që shtrihen në Lindjen e Mesme.
“Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike është i njohur mirë me realitetet e kësaj lufte hibride në shkallë të plotë dhe nuk do të frikësohet kurrë nga zhurma e Trumpit ose bandave kriminale që sundojnë Uashingtonin dhe Tel Avivin”, thuhet më tej në deklaratë.
SHBA-ja ka sulmuar të shtunën vonë tri objekte bërthamore të Iranit, Fordoë, Netanz dhe Esfahan.Irani ka paralajmëruar për pasoja menjëherë pas sulmit.



Të tjera
Maqedonia e Veriut i fton 8 shqiptarë për ndeshjen e “play-off”-it të Botërorit
Arrestohet një person për fajde në Prizren, katër të tjerë në kërkim – dëm prej 700 mijë eurosh
Trajtimi natyral që qetëson dhimbjet e veshit dhe përmirëson dëgjimin