Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dënoi sulmin terrorist që e konsideroi të neveritshëm në Kishën Mar Elias të kryeqytetit sirian, Damask, transmeton Anadolu.
“Dënoj sulmin e neveritshëm terrorist në Kishën Mar Elias në Damask, kryeqytetin e Sirisë. Shpreh ngushëllimet e mia familjeve dhe të dashurve të atyre që humbën jetën në sulm, qeverisë dhe popullit sirian, dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, shkroi presidenti turk në rrjetet sociale.
Presidenti turk u shpreh se qëndrojnë përkrah popullit dhe qeverisë siriane kundër këtij akt të neveritshëm terrorist që synon paqen dhe sigurinë e Sirisë, paqen e brendshme dhe kulturën e të jetuarit së bashku, si dhe stabilitetin e rajonit.
“Kurrë nuk do të lejojmë që vendi fqinj dhe vëllazëror i yni Siria, e cila e sheh të ardhmen e saj me shpresë për herë të parë pas viteve të shtypjes dhe konfliktit, të tërhiqet në një mjedis të ri paqëndrueshmërie nga duart e organizatave terroriste nënkontraktore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim luftën e qeverisë siriane kundër terrorizmit”, shtoi presidenti Erdoğan.



Të tjera
Lotina Haziri dhe Mozzik në pritje të fëmijës së parë, çifti zbulon se do të bëhen prindër të një djali
Ushtrime për punonjësit e zyrave
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për Mobilitetin në Punë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë