Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli ka “informacion interesant” mbi vendndodhjen e uraniumit të pasuruar 60% të Iranit.
Një burim i lartë iranian i tha sot agjencisë së lajmeve Reuters se pjesa më e madhe e uraniumit të pasuruar shumë në centralin bërthamor Fordow ishte zhvendosur përpara se SHBA-të ta sulmonin atë dje, shkruan Sky News, transmeton “Bota sot”.
Urani duhet të pasurohet deri në 90% për t’u përdorur në një armë bërthamore. Agjencia mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së, IAEA, thotë se Irani ka rreth 400 kg uranium të pasuruar 60%.
I pyetur për vendndodhjen e uraniumit, Netanyahu tha: “Ne e kemi ndjekur këtë shumë nga afër. Mund t’ju them se është një komponent i rëndësishëm i një programi bërthamor.



Të tjera
Vitamina C ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës
Merrni nga një lugë vaj kokosi çdo ditë për trup të shëndetshëm
444 veprime në dy muaj, aksione për lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë