Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha këtë mëngjes se nuk ka “marrëveshje” për ndonjë armëpushim midis Izraelit dhe Iranit, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se Izraeli dhe Irani kishin rënë dakord për një armëpushim që do të shndërrohej në një fund të plotë të luftës 12-ditore.
Megjithatë, ai shtoi se nëse Izraeli ndalon “agresionin e tij të paligjshëm” kundër popullit iranian jo më vonë se ora 4 e mëngjesit sipas kohës lokale, Irani nuk ka ndërmend të vazhdojë përgjigjen e tij pas kësaj.
“Vendimi përfundimtar për pezullimin e operacioneve tona ushtarake do të merret më vonë”, tha Arakchi në një postim në rrjetin X.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi herët këtë mëngjes se është arritur një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit, i cili do të shndërrohet në një fund të plotë të luftës brenda njëzet orëve të ardhshme.



Të tjera
Studimi amerikan thotë se kafeja në mbrëmje nuk ndikon tek gjumi
Studentët mësojnë më mirë nga librat sesa nga ekranet
8 cilësitë që burrat gjejnë tërheqëse, te një grua mbi 30 vjeç