Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Eirik Nestås Mathisen, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin e persidencës thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë, si dhe për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme norvegjeze në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për përkrahjen e pandërprerë që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në secilën fazë të shtetndërtimit, duke theksuar se kjo mbështetje është kyçe në përpjekjet e vazhdueshme për integrim në strukturat euroatlantike.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë që Kosova të bëhet sa më parë anëtare e Këshillit të Evropës, si dhe të ecë përpara në procesin e integrimit euroatlantik.
“Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu edhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet dy vendeve, si dhe u riafirmua përkushtimi për thellimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Boronicat ndër frutat më të shëndetshme në botë
Licencohen 10 klube kosovare për garat evropiane, derisa dy nga Superliga jo
Fadil Fazliut i lejohet që të ketë kontakt me djalin e tij