Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ka pritur sot në një takim ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në postimin e tij në Facebook, Tahiri tha se Osmani ishte e gatshme për të dhënë më të mirën për Kosovën, ashtu siç ka vepruar edhe në të kaluarën.
“E nderuar presidente, faleminderit që na vizituat qytetin tonë, një vend i fortë në ekonomi, politikë, mjekësi dhe arsim. Ju e dini që ne kemi politikanë, biznesmenë mjekë e mësimdhënës të përkushtuar për qytetin dhe shtetin si për shendetin, ekonomine dhe arsimin për rininë dhe qytetarin tonë.
Të dashur bashkombas; ta dini se; presidentja ishte në formë shumë të mirë, e qetë dhe e gatshme për të dhënë më të mirën për vendin tonë ashtu si në të laluaren, me një fushatë me moral politik , kombetar e nderkombetar.”
Madje, ai tregoi edhe ‘amanetin’ e ish-presidentes, raporton Klankosova.tv
“Presidentja ma la një amanet: me tha: Labi, nëse ke telashe ti, qytetari dhe rinia jonë mos e leshoni vendin por vetem CALL ME [Më telefono]”.



Të tjera
Shtatë mënyra se si ta menaxhoni astmën
Maqedonci dhe Sveçla në SAHA EXPO, synohet rritja e marrëdhënieve në sektorin e mbrojtjes
U.D. Presidentja Haxhiu fton Bashkimin Evropian të dërgojë Mision Vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit