Pas seancës së 37-të të dështuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur para mediave.
Limaj theksoi se vendi po hyn në një fazë të rrezikshme për shkak të mosveprimit dhe se është urgjente që partitë të lënë mënjanë kalkulimet e të ulen për të arritur një marrëveshje.
“Dalëngadalë duhet të largohemi nga kalkulimet dhe lojërat me fjalë. Duhet të përqendrohemi, sepse përndryshe nuk do ta përmbushim atë që pret qytetari i Kosovës, atë që e pret shteti i Kosovës. Jemi shumë të vonuar. Duhet të ulemi dhe të arrijmë një marrëveshje politike”, deklaroi Limaj.
Të tjera
Hapja e kapitujve të rinj për Shqipërinë, Rama nga Brukseli: Hera e parë në histori që zgjedhim se më kë duam të martohemi
Shqipëria hap katër kapitujt e rinj të negociatave me BE-në, Kos: Pesë kapitujt tjerë do t’i hapim brenda vitit
Telefoni i Kuçit i nënshtrohet analizës forenzike, urdhërohet dorëzimi i të dhënave