Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka thënë se duhet të sigurohen që armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të respektohet.
Sipas tij, kjo mundësi duhet të shfrytëzohet për stabilizuar rajonin – dhe për ta sjellë Iranin në tryezën e negociatave me SHBA-në.
Ai theksoi se kjo është mënyra se si “ne do të sigurojmë” një fund të plotë të programit bërthamor të Iranit.
Kryeministri i drejtohet Ukrainës, duke u zotuar të mos “humbë fokusin” në luftën me Rusinë – dhe “kërcënimet në rritje për sigurinë euroatlantike”.
Ai thotë: “Përballë këtyre kërcënimeve, kam argumentuar prej kohësh se ky është momenti për t’u bashkuar që Evropa të bëjë një ndryshim themelor në qëndrimin e saj dhe që NATO të përballet me këtë sfidë ballë për ballë. Dhe kjo është ajo që kemi bërë sot, me Mbretërinë e Bashkuar në ballë.”
“Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për një premtim të ri për investime në mbrojtje, duke rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe sigurisë në 5% të GD-së deri në vitin 2035, duke e bërë NATO-n më të fortë”.
Starmer përcaktoi një afat kohor për këtë objektiv prej 5%, me aleatët që bien dakord ta “rishikojnë këtë premtim në vitin 2029”.
“Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare përcakton planet dhe prioritetet tona në këto fusha”, thotë Starmer, duke iu referuar rishikimit të publikuar dje që paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar duhet të përgatitet për një skenar lufte.
“Sipas përkufizimeve të reja të NATO-s, ne vlerësojmë se do të arrijmë të paktën 4.1% të GPD-së në vitin 2027”, thotë ai.
Starmer ka thënë më parë se Mbretëria e Bashkuar do të shpenzojë 2.5% të GDP-së për mbrojtje, sipas përkufizimit tradicional, deri në atë vit, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.



Të tjera
Trajtimet natyrale të osteoartritit dhe ushqimet
Labinot Rexha në qendër të zërave për fëmijë jashtëmartesor, fotot rikthejnë debat
Benita: Elijona po viktimizohet nga tragjedia e familjes