Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq është shprehur se mbështetjen të cilën po e merr Izraeli paraqet një “katastrofë”.
Ai u shpreh hapur në favor të njohjes së shtetit të Palestinë, ndërsa shtoi se i vjen keq që nuk e përmendi Gazën gjatë fjalimit të tij në samitin e NATO-s që u mbajt në Hagë.
“Ne nisëm nga e drejta e popullit hebre për një shtet pas Holokaustit. ‘Një tokë pa popull për një popull pa tokë’ – ky ishte slogani, por ajo nuk ishte tokë pa popull. Aty jetonin miliona arabë, myslimanë. Ata u dëbuan, u përzunë dhe u shkatërruan. Izraeli e nisi kështu jetën e tij,” deklaroi Milanoviq për gazetarët.
Ai shtoi se, ndërkohë që flitet për sigurinë dhe të drejtën për ekzistencë të Izraelit, po injorohet e drejta e palestinezëve për të pasur shtetin e tyre, një e drejtë që, sipas tij, është e njohur në dokumente ndërkombëtare prej më shumë se shtatë dekadash.
“Nuk mund të sillet sikur kjo nuk ekziston,” theksoi Milanoviq.



Të tjera
Qeveria në detyrë mban mbledhje, miraton një vendim
Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim financiar ushtarak, 200 milionë lira për FSK-në
Trump: SHBA-ja duhet të “bëjë një udhëtim” drejt Iranit për të marrë materialet bërthamore