Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka quajtur çështjen e korrupsionit kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu një “gjueti shtrigash” dhe ka kërkuar që çështja të hidhet menjëherë poshtë, transmeton Anadolu.
Trump publikoi një mesazh në llogarinë e tij në “Truth Social”.
Duke argumentuar se ai dhe Netanyahu kishin kaluar “ferrin së bashku” dhe arritën fitore të madhe kundër armikut të betuar të Izraelit, Iranit, Trump tha se ata po luftonin për “mbijetesën” e Izraelit.
Ai theksoi tha se askush në historinë e Izraelit nuk ka “luftuar aq me vendosmëri sa Netanyahu” dhe e përshkroi thirrjen e Netanyahut në gjykatë të hënën si një “gjueti shtrigash”.
Duke pretenduar se Netanyahu meriton “shumë më mirë” dhe duke përdorur fjalë lavdërimi për kryeministrin izraelit, Trump tha: “Çështja e Benjamin Netanyahut duhet të anulohet menjëherë ose duhet t’i jepet amnisti një heroi të madh që ka bërë kaq shumë për shtetin”.
Presidenti amerikan shtoi se askush nuk mund të punonte me të aq mirë sa Netanyahu. “SHBA-ja shpëtoi Izraelin dhe tani SHBA-ja do të shpëtojë Netanyahun. Kjo e ashtuquajtur parodi e drejtësisë është e papranueshme!”, tha ai.



Të tjera
Dënohet rëndë sipërmarrësi kosovar: burg dhe gjobë milionëshe për para të dyshimta
Osmani: Nuk kam kërkuar asnjë pozitë nga askush, vendimet në kohën e duhur
Arsenali, pas 20 vjetësh prek finalen e Championsit