Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha se Gjykata Kushtetuese foli për krizën në Kuvend – por jo aq sa duhej, dhe jo për gjithçka që pritej, transmeton KosovaPost.
“Për disa pika ishte e qartë. Për disa të tjera, jo mjaftueshëm, thënë së buti. Në fund, një vendim që duket sikur “kënaq” të gjitha palët, por nuk i jep zgjidhje të plotë asnjërës. Dhe përtej çdo norme e interpretimi, problemi i vërtetë vazhdon të jetë mungesa e kulturës politike për konsensus dhe kompromise”, ka shkruar ai në ‘Facebook”.
Ai tha se në rast të bllokadës së re, Presidentja mund t’i drejtohet Gjykatës. “Vetë fakti që kjo lëndë është pranuar, e krijon një precedent të vlefshëm, që, nëse deputetët nuk përmbushin aktgjykimin, Presidentja ka rrugë kushtetuese për t’iu rikthyer Gjykatës”, tha ai.



Të tjera
Nëntë cepat më të papastër të shtëpisë tuaj
Papa Leoni sërish i përgjigjet Trumpit: Misioni ynë është predikimi i paqes
SHBA-ja propozon rezolutë në OKB për lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit