Skuadra angleze, Arsenal, ka arritur të prek finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Kjo erdhi pas fitores minimale mbrëmjen e sotme kundër Atletico Madridit, 1-0 (rezultati i përgjithshëm 2-1).
Ndeshja ishte pothuajse e barabartë statistkisht, mirëpo dallimin e bëri goli i Bukayo Sakas në minutën e 44-të të pjesës së parë.
Kjo shënon edhe herën e parë për Arsenalin në një finale të Ligës së Kampionëve pas 20 vjetësh, kur kishte humbur nga Barcelona me rezultat 2-1.
Të mërkurën do të mësohet edhe kundërshtari i Topçinjve në ndeshjen e kthimit Bayern-PSG. Përballja e parë mes tyre në Paris përfundoi 5-4 për vendësit.



Të tjera
Presidenti Begaj kalon nëpër Kosovë, policia njofton për kufizime në trafik
Këto ushqime duhet t’i hani në mëngjes
Dogana ndalon 128 palë këpucë të markave të mbrojtura në Han të Elezit