Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në thelb rithekson se konstituimi i kuvendit nuk është çështje e vullnetit politik, por detyrim kushtetues.
Sipas Kusari-Lilës, çdo vonesë e mëtejme përbën shkelje të drejtpërdrejtë të nenit 66 të Kushtetutës.
“Interpretimet e partive opozitare se gjoja është hedhur poshtë votimi i fshehtë nga Gjykata Kushtetuese — edhe sikur të ishin të sakta (e nuk janë) — nuk e justifikojnë mungesën në votimin e hapur për Komisionin zgjedhor. Ai votim është i hapur dhe, sipas vendimit të Gjykatës, pjesëmarrja në votim është obligim kushtetues”.
“Andaj, të nderuar deputetë: mos vazhdoni me shkelje të Kushtetutës, por merrni pjesë në votim. Nesër, në ora 11:00, ne do të jemi aty — të gatshëm për votim dhe përmbyllje të seancës konstituive”, tha Kusari-Lila, transmeton KosovaPost.
Tutje, ajo tha se koha e mospjesëmarrjes në votim mbaroi dhe tash është koha për votim dhe përgjegjësi serioze ndaj Kosovës dhe Kushtetutës së saj.



Të tjera
Kafeja mund t’ju ofrojë plakje të shëndetshme
Sot fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë
Barcelona e mendon ta rikthejë Cancelon në janar