Duke filluar nga 1 korriku të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.
Kështu tha gjatë mbledhjes së Qeverisë, kryeminsitri në detyrë Albin Kurti.
Sipas tij, polica e subvencionuar do të subvencionohet për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.
“Me stinën e verës, të gjithë e dimë se vijnë edhe bashkatdhetarët tanë. Mirëseardhja jonë e parë për ta është në pikat kufitare. Edhe sivjet, sikurse viteve të mëparshme, duke filluar nga data 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse. Polica e subvencionuar do të subvencionohet për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse”, tha Kurti.
Ai po ashtu theksoi se “Për këtë qëllim, sot do të ndajmë 4,000,000 Euro nga masa “Mbështetje për Mërgatën” e Pakos së Ringjalljes Ekonomike”.
Të tjera
Vr*itet një 40-vjeçar në Ferizaj, arr*estohet i dyshuari
Nuk kishte prova për dhu*në të UÇK-së kundër serbëve
Nëse UÇK-ja e ‘99-ës ishte partnere e ShBA-së, pas 2000-ës ndodhi një çinteresim për të