Zyrtarët policorë nga Drejtoria e Njesive Specaile Intervenuese, përgjatë magjistrales Vushtrri-Mitrovicë, kanë hasur në një person të gjinisë femërore e cila ishte e shtrirë në tokë, transmeton KosovaPost.
Zyrtarët janë ndaluar dhe i kanë ofruar ndihmën e parë personit e cila ishte e alivanosur.
“Falë intervenimit të shpejtë dhe profesional të zyrtarëve policorë personi ishte këndellur dhe është mbajtur nën kontroll deri në ardhjen e ambulancës.
Kjo dëshmon se zyrtarët policorë edhe përkundër angazhimeve dhe detyrave tjera në terren, gjenden gjithmonë aty për t’u kujdesur dhe për të shpëtuar jetën e qytetarëve, veprime këto të cilat tregojne efektshmërinë vepruese të zyrtarëve policorë, veprime këto të cilat vijnë edhe si rezultat i trajnimeve profesionale dhe të avancuara të realizuara edhe nga partnerët tanë strategjik siq janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka bërë të ditur polocia përmes një postimi në Facebook.



Të tjera
Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb
Zgjedhjet në Kosovë duhet t’i japin fund bllokadës që i kushtoi vendit miliona nga BE-ja
Kurti qytetarëve: U jemi mirënjohës përjetë