Ish-mesfushori i Watford, Valon Behrami, është rikthyer në klub si asistent i drejtorit sportiv, Gian Luca Nani.
40-vjeçari bëri 48 paraqitje në Premier League për Hornets gjatë qëndrimit të tij dy-vjeçar midis korrikut 2015 dhe gushtit 2017.
“Kur isha lojtar i Ëatford, ishte hera e parë që u ndjeva pjesë e një familjeje dhe më ka munguar kjo”, tha Behrami për faqen e internetit të klubit.
“Dua të ndihmoj në ndërtimin e lidhjes midis stafit teknik dhe klubit, lojtarëve dhe klubit dhe, më e rëndësishmja, me tifozët, pasi kjo është e vetmja mënyrë që ne do ta arrijmë qëllimin tonë”, vijoi tutje ai.
Kujtojmë se, Behrami i cili luajti 83 ndeshje me kombëtaren zvicerane u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 2022.



Të tjera
Real Madridi do të jetë pa Valverden dhe Tchouamenin në El Clasico
Shkrepjet fantastike që tregojnë botën nga ajri
Në QKUK realizohet me sukses një operacion kompleks vaskular