Futbollisti me prejardhje shqiptare Tomas Guidara ka realizuar sot një nga penalltitë, që kualifikoi Hurakanin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Argjentinës. Hurakani ia doli me rezultatin 2-3 përmes penalltive, pasi koha e rregullt me Instituton ishte mbyllur pa gola.
Guidara shënoi penalltinë e tretë në radhë për Hurakan. 29-vjeçari po ashtu bëri mjaft mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes gjatë ndeshjes.
Tomas Guidara është një emër interesant i lindur në Argjentinë, që u rikthye në vëmendje nga Silvinjo. Trajneri i Kombëtares duket se e llogarit lojtarin me origjinë shqiptare për të ardhmen.



Të tjera
Receta me aspirinë që çdo femër duhet t’i dijë
Viktor Buzhala aderon në Guxo
Gjestet dhe frazat që kanë më shumë vlerë se një “të dua”