Cristiano Ronaldo nuk ishte i pranishëm në varrimin e Diogo Jotas dhe vëllait të tij Andre Silva, që u mbajt të shtunën në mëngjes në kishën “Igreja Matriz de Gondomar”, pranë Portos në Portugali. Të dy vëllezërit humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Spanjë të enjten, duke shkaktuar pikëllim të madh në botën e futbollit.
Ndërsa dhjetëra bashkëlojtarë të Jotas nga Liverpooli, Kombëtares së Portugalisë dhe ish-bashkëlojtarë nga Wolvesi udhëtuan drejt Gondomarit për t’i dhënë lamtumirën e fundit, kapiteni i Portugalisë zgjodhi të mos marrë pjesë në ceremoni.
Sipas burimeve të “Mirror”, arsyeja kryesore për mungesën e Ronaldos ishte shqetësimi se prania e tij në një qytet të vogël si Gondomari mund të tërhiqte gjithë vëmendjen dhe të zbehte nderimin e merituar për Jotan dhe vëllain e tij.
Ronaldo, i cili ndodhet me familjen dhe ka qëndruar larg syrit të publikut këto ditë, postoi një mesazh prekës në rrjete sociale pas lajmit të aksidentit tragjik, duke shprehur dhimbjen për humbjen e bashkëlojtarit të tij.



Të tjera
Studim: Fëmijët e nënave të rrepta kanë më shumë gjasa të kenë probleme me alkoolin
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini`
SHBA beson se fundi i luftës është afër