Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po i shqyrton mundësitë ligjore për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për sqarim të aktgjykimit për e seancës konstituive.
Kështu tha për Gazetën Express, këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.
Kupina tha se Omani po e shqyrton këtë mundësi për t’i qartësuar pasojat juridike nëse kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja.
“Presidentja është duke shqyrtuar mundësitë ligjore për t’iu drejtuar Gjykatës me një kërkesë për sqarim të aktgjykimit Aktgjykimi në rastin nr. KO 124/25 , në mënyrë që të qartësohen pasojat juridike në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata (pra, brenda 30 ditësh)”, tha Kupina.



Të tjera
E qara na ndihmon që të humbim peshë
Këshilla para një provimi ose takimi pune për të shmangur gabimet e mundshme
Shafrani i Indisë lufton shumë sëmundje, ndër to dhe kancerin