Pas një sezoni të tra zuar dhe me shumë pikëpyetje, Juventusi i trajnerit Igor Tudor po përqendrohet në ndërtimin e një mesfushë solide dhe funksionale, që t’i përgjigjet kërkesave të stilit të kroatit. Në fokus është gjetja e një lojtari që të kombinojë si fazën difensive dhe atë ofensive, një profil i domosdoshëm në skemat e Tudor.
Sipas të përditshmes italiane “ La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit bardhezi kanë kryer sondazhe për emra si: Sandro Tonali, Uilfred Ndidi dhe Yvs Bisuma, por së fundmi është shtuar në listë edhe Granit Xhaka, mesfushori i përfaqësueses zvicerane dhe i Bajer Leverkusenit, që më parë ka qenë objektiv edhe i Milanit.
XHAKA- Xhaka shihet si një zgjidhje realiste dhe me kosto të përballueshme, krahasuar me Tonalin që mund t’i kushtonte arkës së Juventusit rreth 70 milionë euro. Nga ana tjetër, për Xhakën do të nevojiteshin 12 deri në 15 milionë euro, shifër që e bën operacionin shumë më të arritshëm. Zvicerani 32- vjeçar është në mesin e lojtarëve që mund të largohen nga Leverkuseni pas ardhjes së Erik ten Hagut në vend të Alonsos.
Me një karrierë të konsoliduar në nivelet më të larta, nga Bazeli, Arsenali deri te kampionët e Bundesligës, Xhaka sjell me vete eksperiencë ndërkombëtare dhe një karakter lideri, i testuar edhe në kompeticionet madhore me përfaqësuesen zvicerane. Sipas burimeve pranë klubit, lojtari është i hapur për një sfidë të re, duke parë që tashmë ka provuar eksperiencat në Angli dhe Gjermani. Megjithatë, çdo lëvizje do të varet edhe nga situata e Duglas Luizit, brazilianit që dështoi të bindë në sezonin e tij të parë në Torino.
Juventusi nuk dëshiron ta largojë me çdo kusht, por as nuk do të mbajë një lojtar që nuk përshtatet me idetë e trajnerit të ri. Në këtë panoramë, afrimi i Granit Xhakës do të ishte një lëvizje strategjike. Me përvojën e tij, fleksibilitetin në fushë dhe koston e moderuar, ai mund të jetë një nga përforcimet kyçe për ta bërë Juventusin sërish konkurrues në mesin e fushës, aty ku sezonet e fundit kanë munguar stabiliteti dhe qartësia. Kështu, Granit Xhaka rikthehet edhe njëherë në qendër të merkatos në Itali.
Të tjera
Dëshmia e James Rubin është përshkrimi më realist i periudhës së lu*ftës
Të rinjtë, çelësi për bashkëpunim dhe paqe në rajon
Iz*raeli nuk duket i interesuar për “negociata serioze për armëpushim” në Ga*za