Studentët dhe nxënësit e dalluar të Komunës së Gjilanit edhe sivjet po mbështeten nga Drejtoria e Arsimit me bursa, në vlerë rreth 250 mijë euro.
Sipas komunës, përkrahja është rritur nga viti në vit, nga 130 mijë euro sa ishin për vitet 2018-2021, tashmë për vitet 2022-2025 janë rreth 660 mijë euro për bursa.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se janë 660. 000 euro bursa për 4 vjet qeverisje. Më tej i pari i Gjilanit, theksoi se 250 mijë euro bursa janë vetëm për vitin 2025, për studentët dhe nxënësit e dalluar të qytetit tonë, njofton Komuna e Gjilanit.
“Përkrahja për rininë nuk është premtim, është prioritet”, tha kryetari i kësaj komune Alban Hyseni. I pari i komunës, tregoi se mbështetja është pesë herë më e madhe sesa në të kaluarën, ku nga 130 mijë euro sa ishin për vitet 2018-2021, tashmë për vitet 2022-2025 janë rreth 660 mijë euro për bursa.
Nga ana tjetër, drejtori i Arsimit, Shend Nuhiu, tha se sivjet janë 250 mijë euro bursa, apo 100 mijë euro më shumë sesa vitin e kaluar.
Të tjera
Protesta në Hagë: Hipokrizia e deputetëve të PDK-së dhe rëndësia e Gjykatës Speciale për drejtësinë në Kosovë
Osmani në ‘shënjestër’ shkak i Kurtit dhe sulmeve ndaj Listës Serbe, opinionisti zbërthen prapaskenat
Protesta kundër Gjykatës Speciale, Nela ‘godet’ rëndë deputetët e PDK-së: Ky është turp se…!