Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, beson se një marrëveshje e mundshme me Iranin mund të finalizohet brenda “një jave”, transmeton Anadolu.
Gazetari Bret Baier i Fox News tha se realizoi një telefonatë me presidentin Trump dhe theksoi se “ai është optimist për këtë marrëveshje, këtë memorandum mirëkuptimi, mendon se do të çojë në gjëra të tjera”.
“Epo, pata një telefonatë me presidentin pak më parë, dhe ai është optimist për këtë marrëveshje, këtë memorandum mirëkuptimi, mendon se do të çojë në gjëra të tjera.
“Ai është i kujdesshëm optimist, duhet ta them… e pyeta për afatin kohor dhe ai tha se brenda një jave mund të përfundohet gjithçka”, tha Baier gjatë një transmetimi live.



Të tjera
Kurti kujton Fehmi Aganin në përvjetorin e vrasjes së tij
Dhëmbët, ç’duhet të bëjmë për të mos humbur smaltin
Trump sheh një marrëveshje të mundshme me Iranin brenda “një jave”